Rrëzohet nga biçikleta një person në Korçë, dërgohet me urgjencë në spital

237
Sigal

Një person është dërguar me urgjencë në spital në Korçë pasi është rrëzuar nga biçikleta.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Sheqeras. Mësohet se i plagosuri ka qenë duke kaluar me biçikleta teksa ka humbur kontrollin dhe ka rene nga ura.

Si pasojë e rrëzimit ai ka marrë plagë ne kokë, ndërsa është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur, dhe kjo ka bërë që të humbasë kontrollin.