Rrezikoi të mbytej, pushuesit i shpëtojnë jetën 7-vjeçares në Shëngjin, transportohet në spital

46
Sigal

Një vajzë 7 vjeçe ka rrezikuar të mbytet sot në plazhin e Ranës së Hedhur në Shëngjin, por për fat të mirë është shpëtuar nga pushuesit që ndodheshin pranë.

Pushuesit kanë shpëtuar një të mitur, e cila sot ka rrezikuar që të mbytej në plazhin e Ranës së Hedhur në Shëngjin. 7-vjeçarja nga Kosova ka qenë duke u larë në det, kur në një moment ka rrezikuar jetën. Fatmirësisht pushuesit e kanë pikasur, dhe e kanë nxjerrë nga uji vajzën.

E mitura është marrë nga autoambulanca, dhe aktualisht po merr mjekim në spitalin rajonal të Lezhës.