Rendi publik në rrezik/ Trafiku i kladestinëve rrëzon kufirin shqiptar, sirianët mbushin rrugët e qyteteve. Nis përlasja me qytetarët

351
Sigal

Klandestinët që vijnë në Shqipëri janë kthyer në një problem serioz për qytetarët. Policia i evidenton, por nuk i ndalon. Çfarë po ndodh me emigrantët e mbërritur ilegalisht në Shqipëri, kryesisht nga zonat e luftës në Lindjen e Mesme?  Pandemia që shkaktoi mbylljen e kufijve i “zbarkoi” kryesisht në Tiranë. Beteja e përditshme për të fituar ushqim e strehë dhe qëllimi për të ikur drejt Gjermanisë. Përfitojnë trafikantët  të cilët kanë filluar dhe i përdorin për qëllimet e tyre të trafikimit të drogës. Ditët e fundit janë evidentuar raste të klandestinëve që qëndrojnë nëpër semaforët e qytetit me orë dhe bëhen të dyshimtë për aktivitetin që ata zhvillojnë. Shqipëria si trampolina që i dërgon drejt Perëndimit. Nga gjysma e dytë e vitit 2017 deri në mars të 2020, në Shqipëri kanë hyrë plot 11863 refugjatë.

Mbipopullimi me refugjatë dhe frika në rrugët e Tiranës

Qytetarët denocuan dhjetëra raste gjatë kohës së pandemisë, se janë vjedhur në banesa apo sulmuar nga refugjatët e Lindjes së Mesme. Policia procedoi 13 persona, por shumë të tjerë i la të lirë, pasi vidhnin vetëm ushqime nga uria dhe veshmbathje. Qytetarët që kanë denoncuar në polici ka qenë kryesisht nga zona e Babrrusë, zonë e cila ndodhet pranë Qendrës së Azilkërkuesve. Në këtë qendër, vendin e parë të azilantëve e zënë ata sirianë, të ndjekur nga irakianët dhe marokenët. Këta të fundit cilësohen nga strukturat e policisë si më të dhunshmit dhe më problematikët, ku nuk kanë munguar edhe rastet ku ata janë vënë në pranga.

Trafiku i emigrantëve

Ata kanë trafikuar nëpërmjet territorit të vendit tonë një numër relativisht të madh emigrantësh nga Lindja e Mesme, duke marrë nga 50-300 euro, për çdo emigrant nga Bilishti në Tiranë dhe nga Tirana në drejtim të Kukësit ose Shkodrës. Gjithashtu, ka dyshime se grupet kriminale kanë trafikuar emigrantë edhe me gomone nga Vlora drejt Italisë. Prokuroria e Vlorës, për riaktivizimin e këtij “biznesi” të paligjshëm, e ka marrë shtysën  nga refugjatët e shumtë që janë kapur në këtë qytet kohët e fundit. Hetimet janë në vijim, pasi deri tani nuk ka asnjë rast të dokumentuar.

Brenda një dite

Policia e Fierit arrestoi 4 persona për dhënien e ndihmës së shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit ditën e djeshme.

Në Korçë janë evidentuar të mërkurën 3 persona për trafik të paligjshëm të 7 emigrantëve, në këmbim të pagesës. Ata po i transportonin emigrantët me dy mjete në drejtim të Tiranës.