Pamje nga shpërthimi i tritolit në makinën e oficerit të policisë

629
Sigal

Në orët e para të mëngjesit të sotëm  ka shpërthyer nga një sasi e konsiderueshme tritoli makina e efektiv i Task Forcës së qarkullimit rrugor, Julian Çikaj.

Edhe pse në njoftimin e policisë shkruhej se shpërthimi ka ndodhur nëpërmjet një sasie të vogël eksplozivi, video e publikuar tregon të kundërtën.

Pamjet janë publikuar në faqen e Facebook të ish-kryeministrit Sali Berisha.

‘Rreth orës 04:00 të mëngjesit, në Yrshek, në oborrin e banesës,  në pjesën e pasme të mjetit në pronësi të  shtetasit L. Ç., ka shpërthyer  një sasi e vogël lënde e dyshuar plasëse.’-njoftimi i policisë.

Në video duket qartë makina e cila është shumë e dëmtuar, ç’ka tregon se i gjithë ky dëmtim nuk ka ardhur si pasojë e një sasie të vogël eksplozivi, por e kundërta.