Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Dhërmi, ku një 19-vjeçar ka rënë aksidentalisht nga lartësia e një shkëmbi pranë vendit të quajtur “Shpella e Piratëve”.
Pas kësaj, Stacioni i Policisë Kufitare Dhërmi i ka ardhur në ndihmë duke shpëtuar të riun.
Pasi u nxor, i riu u transportua në spital për të marrë asistencë më të specializuar, ndërsa ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.



















