Që policët të mos kthehen në banditë të Komisariatit

417
Sigal

Dje një tjetër vjedhje spektakolare u krye në një nga bizneset e kryeqytetit ,pikërisht në zonën e industriale të autostradës Tiranë-Durrës. Sigurisht nuk do merremi se çfarë përbënë kjo ngjarje, pasi tashmë ato janë kthyer në modë dhe se policia e Saimir Tahirit në shumicat e rasteve flitet se është bashkë ortakë në këto grabitje. Misioni i policisë është të jetë sa më afër komunitetit dhe vetë biznesit dhe jo të favorizojë kriminelët të cilët ikin në drejtim të paditur dhe qoftë edhe një i vetëm nuk ka rënë në rrjetën e policisë. Kjo tregon se rrjeta e Saimirit është çarë nga të gjitha anët dhe në to hyjnë e dalin lloj-lloj egërsirash të cilat mbrohen nga peshkatari i Ministrisë Brendshme, peshkarexha e së cilit po mbytet vetë por po asgjëson pa kuptuar edhe vetë shtetin dhe qeverinë Rama . Dje një makinë tip benx ,me ngjyrë gri vodhi në mënyrë të dhunshme kompaninë NERËNXI. Lëvizjet e hajdutëve të jepnin përshtypjen se e njihnin terrenin dhe kishin hyrë e dalë edhe herë të tjera. Po ç’ u bë me makinën ? Iku si gjithmonë në drejtim të paditur dhe patrullat e policisë ose nuk kanë qenë në vendin e duhur ose nuk kanë dashur të konfrontohen. Kjo pasi me të marrë sinjalin duhej të ishte ndërtuar rrjeta e bllokimit. Por me sa duket sikurse theksuam më lartë rrjeta e Sajmirit me bashibozukët e Komisariatit të Policisë së Kombinatit e kishte vëmendjen në tjetër vend. Policët dhe shefat e Komisariatit të policisë të velur nga mishi i pjekur dhe të dehur nga avujt e alkoolit jo vetëm që nuk shohin por edhe nuk dëgjojnë kambanat e alarmit të votuesve që shpresonin shumë tek Rilindja. Policët dhe shefat e Komisariatit të Saimir Tahirit i turren një makinë e cila sipas tyre dyshohej se kishte bërë grabitjen. Ndërkohë që televizionet jepnin pamjet e benxit ( veture) ngjyrë gri, dallkaukët dhe pijetarët e Komisariatit të Kombinatit shoqëronin në “ Benx Fuoristradë” me ngjyrë të zezë. Arsyetimi ka ngjashmëri targa ??!!! Pasi marrin veshë se makina e grabitjes paska qenë veturë dhe jo fuoristradë në vend që ti kërkojnë ndjesë qytetarit i thonë erdhe që erdhe bëjë dhe një deklaratë që nuk ka qenë makina jote që ta kesh ,sepse ngaqë u lakua makina jote si dihet nesër-pasnesër mundet të ngelet në sistem dhe të çajnë kokën policët rrugëve. O zot ! Sa idiotësi.. sa marrëzi,sa banditizëm i hapur , sa maskarallëk i paparë. Veç sajë ky shtetas një artistë i nderuar 50 vjeçar nuk donte as mënd dhe as kalem për tu dalluar se ata maskaxhinjtë që nga lëvizjet dukeshin që ishin disi më rinorë. E që të dallosh këto elementë duhet nuhatje dhe profesionalizëm. Por nëse e fillon ditën tapë dhe e mbyllë tapë-topi vështirë së mund të bëjë hair ky rend dhe ky popull. Zoti ministër i dështuar i rendit dhe sigurisë : Në SHBA, një punonjës policie lakojë gabimisht emrin e një profesori dhe Presidenti Barak Obama e thërriti polic in dhe publikisht i kërkojë që ky i fundit ti kërkojë falje shtetasit dhe profesorit amerikanë. Nëse ju do të vazhdoni të mbroni këta policë që për mision kanë garantimin e rendit dhe nëse këta të fundit nuk do të kërkojnë ndjesë të jeni i bindur që Ju dhe drejtuesit e Komisariatit të policisë Kombinat,do të konsiderohen gjobëvënës dhe do përballen me gjykatat shqiptare dhe ato të të drejtave të njeriut në Strasburg. Sot dhe deri ditën që drejtësia do triumfojë. Të shpresojmë!

Dorentina HOXHAJ