Kreu i Inspektoratit të Punës Dritan Ylli me sindikatat: Stop informalitetit!

497
Sigal

Drejtori i Inspektorat te Punës, Dritan Ylli është takuar me drejtues të sindikatës ushqimore dhe turizmit, konkretisht me drejtues të shoqatave të prodhuesve të bukës, të restoranteve turistike dhe kulinarise tradicionale shqiptare. Gjate këtij takimi, drejtori i Inspektoratit te Punës u shpreh se prioritetin i këtij institucioni është lufta kundër informalitetit dhe punës në të zezë. Sipas Yllit, inspektorati i punës synon vendosjen e një klime te mire bashkëpunimi me biznesin korrekt me ligjin, si një faktor shumë i rëndësishëm në luftën kundër fenomenit të punësimit ilegal apo mos deklarimit të pagave reale nga punëdhënësit për punëmarrësit e tyre. Ai vlerësoi se në këtë kuadër bashkëpunimi me sindikatat është shumë frytdhënës për të pasur rezultate konkrete dhe reale. Në takimi kreu i Inspektoratit garantoi përfaqësuesit e sindikatave te punonjësve dhe te punëdhënësve se do te vijoje puna për zbulimin e te gjithë punonjësve qe janë te pasiguruar, pra qe nuk janë ne skemën e pagesës se kontributeve për sigurime shoqërore, sikurse dhe të gjithë atyre subjekteve qe janë krejtësisht informale, për ti deleguar ne organet tatimore për tu vendosur ne pozita te ligjshme te aktivitetit. Gjithashtu problem te tjera qe u diskutuan gjate takimit kishin te bënin me lëvizjen e shpeshtë te fuqisë punëtore, duke qenë se shumë aktivitete, e zhvillojnë punën në sezone turistike, për mungesën e punëmarrësve të kualifikuar në tregun e punës, sikurse dhe me nevojën për informim dhe këshillim për ndryshimet ligjore. Në përfundim të fjalës së tij , Drejtori i Përgjithshëm i Inspektoratit të Punës iu drejtua pjesëmarrësve që të denoncojnë çdo subjekt, i cili nuk zbaton legjislacionin e punës si dhe çdo rast të konstatimit të abuzimit me detyrën nga inspektorët e punës.