Qarkullonte me pistoletë në makinë, arrestohet fieraku

564
Policia e Fierit ka arrestuar një 20-vjeçar pasi qarkullonte me armë zjarri në makinë. Në pranga u vu shtetasi Noel Osmani banues në lagjen “16 Prilli” Fier.

“Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në fshatin Daullas, në mjetin e tij tip “Volksëagen”, me targa të një mjeti tjetër, iu gjet dhe j’u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë e tipit “Beretta”, të cilën e mbante pa leje si edhe një krëhër me 7 fishekë”, tha policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” parashikuar nga Neni 278 i Kodit Penal.
Sigal