“Pse më ke zënë krevatin”/ Nisën të ziheshin në orët e para të mëngjesit, si e vrau 78-vjeçari shokun e dhomës në azilin e pleqve në Tiranë

66
Sigal

Zbardhen të tjera detaje nga ngjarja e rëndë që ndodhi sot në një azil pleqsh në Tiranë, ku një i moshuar goditi me bastun hekuri, duke i shkaktuar vdekjen shokut të tij të dhomës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit në një dhomë të azilit ku dy të moshuarit janë konfliktuar me njërin tjetrin për krevatin. Mësohet se autori, shtetasi Zyhdi Shehu, 78 vjeç, i ka thënë shokut të tij të dhomës, Virxhil Vesho, 82 vjeç se “pse më ke zënë krevatin”.

Autori e ka qëlluar disa herë me bastun në disa pjesë të trupit dhe në kokë, duke e lënë 82-vjeçarin të vdekur në vend.

Menjëherë punonjësit e stafit të azilit kanë njoftuar ambulancën dhe policinë për ngjarjen e rëndë. Pas ngjarjes autori i dyshuar është arrestuar, ndërsa ndodhet në polici.