Një automjet është grabitur në Shkodër. Ngjarja ndodhi gjatë natës në një servish makinash në lagjen “Bahçallëk”.
NJOFTIMI I POLICISE
Gjatë natës, në një servis automjetesh në lagjen “Bahçallëk”, është vjedhur një automjet tip “Fiat”, në pronësi të një shtetaseje, banuese në Shkodër.
Grupi hetimor ka siguruar pamje filmike dhe materiale të tjera hetimore, për dokumentimin e plotë të këtij rasti, identifikimin dhe vënien në pranga të autorit/ëve të vjedhjes së automjetit.