‘Ata njerëz i kanë bërë shumë dëm familjes sime. Shpresoj të bëhet drejtësi’.
Këto kanë qenë fjalët e Flamur Sulës, babait të Ilarias, pasi Prokuroria e Romës kërkoi një gjykim të menjëhershëm për Mark Antony Samson, i cili rrëfeu vrasjen e ish-të dashurës së tij, e cila ndodhi marsin e kaluar në Romë.
Familja e viktimës e cila jeton në Terni dhe babai i saj komentoi vendimin për ANSA-n.
‘Ilaria kishte një jetë të tërë përpara dhe është e padrejtë që princesha ime pati këtë fund të tmerrshëm. Kam besim në sistemin italian të drejtësisë’, përfundoi Flamur Sula.





















