Prof. Dr. Xhevdet Zekaj: “Sikur qielli i Kujtim Murataj të ishte blu”

16

Në librin “Sikur qielli të ishte blu” janë rreth 100 poezi, vargje me një kolorit magjepsës ku brenda saj gjen shpresë, lirinë, dashurinë, urrejtjen, vuajtjen, paqen, dhimbjen gëzimin , mëkatarët, persekutorët, patriotët, nacionalistët, judën e sektin diktatorial, mikeshat, dita dhe nata, deti dhe oqeani një tërësi metaforash, personazhe real, idesh të shkruara me  vargje të lirë, me strofa të shkurta, por me shumë ide dhe artistikisht të goditura.

Sigal

Përsiatje

Shkova me dëshirë tek Hotel ‘Partneri’ në Vlorë duke besuar se Vasili Ruci të ofron gjithmonë zgjedhje plot shije: Lere Tiranën dhe hajde në Vlorë, se do të promovohet një libër me titull:

“Sikur qielli të ishte blu” të zotit Kujtim Murataj. Hajde shijoje, më tha kompetenti. Sapo e mora në dorë librin dhe lexova në poezinë e parë Prapë Ismail Qemali e kuptova se kishte të drejtë Vasil Ruci, më rrëmbeu dhe më përpiu një ndjenjë euforike e artistike, që më zhyti në ëndrra e mendime:

Po vinte me flatrat e aurorës,

mbase më tepër si një bekim!

Dhe që atëherë qytet i Vlorës

do bëhej Meka i atdheut tim…

(Prapë Ismail Qemali)

Dhe gjaku vlonjat m’u ndez nga vargje të arta, për faktin se Vlora na bën me krah, se historia e saj ka qenë gjithmonë gati për të dhënë rolin e saj vendimtar për mëmëdheun, dhe jo vetëm me pushkë, por edhe me penë, por edhe me personalitete si I. Qemali e shumë të tjerë. Kisha lexuar se shkrimtari dhe publicisti i njohur Fatos Lubonja ka thënë për autorin se: “… Poezitë e Kujtim Muratajt janë poezitë e shpresave të vrara, që prapë rilindin, e të dashurisë, që kthehet e rikthehet si melhem të zbusë dhimbjen dhe zhgënjimin.”

Dhe duke lexuar titullin “Sikur qielli të ishte blu” kupton se metafora e lirisë, integritetit, tmerri i diktaturës, që nxiu qiellin, jetën dhe shpëlau mendjen e shumë shqiptarëve duhet kujtuar e mos të harrohet, dhe përse nuk u vrau dot shpirtin, dhe Kujtimi është një simbol i shpirtit të rinisë nacionaliste, patriotike, idealiste i përndjekur, i persekutuar, i burgosur në lulen e rinisë pa asnjë lloj faji, por për fjalën e lirë.

Është një histori  e së shkuarës që persekutoi, burgosi, pushkatoi, varrosi lirinë, demokracinë, u vranë dashurinë, ëndrrat, por Kujtim Murataj e dhjetra kujtimër nacionalistë e demokratë nuk u dorëzuan, nuk u lodhën dhe luftuan e shkruan për një Shqipëri Europiane, e në këtë libër sjell natyrshëm Shqipërinë në ditët e saj më të zymtë, jemi në një humnerë të thellë ku na vranë shpresën, ëndrrat, opozitën, na shtëtëzuan ajrin, na mbytën PPP-të dhe konçensionet, na çmendën me mrekullinë 3D, për skëterrën reale- thotë autori në librin e tij.

Pa filluar të flasim për librin “Sikur qielli të ishte blu” jam dakord me vlerësimin e mikut tim Bujar Leskaj se: – Kujtim Murataj është simbol i qytetarit fisnik vlonjat, njeri i letrave, personalitet i kulturën në qytetin tonë dhe simbol i qëndresës antikomuniste. Është kjo një veti e shenjtë që fisniku, qytetari dhe antikomunisti i vërtetë, ai që ka kaluar në gulagun komunist, rrallë bashkohen në një. Sepse mund të ketë shkrimtarë të talentuar, por nuk kanë dy cilësitë e tjera. Por të treja këto cilësi janë bashkuar tek zoti Kujtim Murataj. Ka shumë njerëz në qytetin tonë që janë simbole të qëndresës antikomuniste, por nuk kanë privilegjin e talentit, sepse të shkruash poezi do talent….

Shkurt sikundër ka shumë qytetarë të tjerë në Vlorë të talentuar, por që nuk kanë provuar këto vuajtje të terrorit komunist. Në të gjitha këto aspekte z. Kujtim Murataj është një qytetar që na bën të krenohemi me të.

Vepra poetike e Kujtimit është vepër që ka dalë nga shpirti. Dhe është një vepër që vargun e parë e ka të shkruar në burgun famëkeq të Spaçit. Janë vargjet e një djali të ri që dalin nga vuajtjet, që dalin nga shpresa, nga ajo kompaktësi, që kishin të gjithë të përndjekurit politikë, që u skalitën në muret e Spaçit për të vazhduar edhe deri sot, kur ne promovojmë vëllimin e tij të katërt. Vepra e tij duket e pakët në sasi, por është shumë e lartë në cilësi.

Në librin “Sikur qielli të ishte blu” janë rreth 100 poezi, vargje me një kolorit magjepsës ku brenda saj gjen shpresë, lirinë, dashurinë, urrejtjen, vuajtjen, paqen, dhimbjen gëzimin , mëkatarët, persekutorët, patriotët, nderin, dallgët, furtunën, idealet, miqtë, nacionalistët, judën e sektin diktatorial, mikeshat, dita dhe nata, deti dhe oqeani një tërësi metaforash, personazhe real, idesh të shkruara me  vargje të lirë, me strofa të shkurta, por me shumë ide dhe artistikisht të goditura.

Kujtim Murataj e dhjetra kujtimër nacionalistë e demokratë nuk u dorëzuan, nuk u lodhën dhe luftuan e shkruan për një Shqipëri Europiane, e në këtë libër sjell natyrshëm Shqipërinë në ditët e saj më të zymtë, jemi në një humnerë të thellë ku na vranë shpresën, ëndrrat, opozitën, na shtëtëzuan ajrin, na mbytën PPP-të dhe konçensionet, na çmendën me mrekullinë 3D, për skëterrën reale- thotë autori në librin e tij.

Kujtimi me shumë mjeshtëri ka pikturuar një tablo reale të mizorive të diktaturës dhe judës (diktatori), por po ashtu shpresën dhe qëndrestarët, të djeshmen, të sotmen e një periudhe për t’u mos harruar kurrë dhe mos të përsëritet kurrë më. Kujtimi ka gdhendur në poezitë e tij me shumë art thelbin e trilogjisë së At Zef Pellumbit “Rrno vetëm për me tregue”.

E si mund të ndodh ndryshe për një vlonjat që mos të fillojë me Qemalin e Vlorën dhe ja çfarë shkruan në poezinë Prapë Vlorës:

Për këtë oaz më dridhet buza,

po aq edhe për plakun me frak.

Mandej për t’u bërë krye muza

ishin derdhur lumenj me gjak.

(Prapë Vlora)

 

Kujtimi është koherent edhe me të sotmen duke ndier dhimbje për teatrin e shembur ai ulëret e thotë dhe njëzetë po të ndërtoni nuk do ketë kurrë si teatri i parë dhe ai parashikon babëzinë e sekti socialist, që do të bjerë i zhytur thellë me inceneratorët.

E shembën vet si një gulak

e pastaj ju sulën për ta ngrënë!

Ndoshta do të duhet dhe pak

gjersa këta hajna të kenë rënë…

 

Zoti Murataj është mjeshtër për të qëmtuar në çdo cep e skaj, në çdo hapësirë duke depërtuar në thelb të zhvillimeve në vendin aq të dashur të tij, duke reaguar dhe ndaj faktit se betejat e pas viteve 90-të janë mbytur nga një makineri korruptive që po i marrin shpirtin këtij populli, dhe ai parashikon dhe kacafytjen brenda llojit të sektit të 99-çave duke shkruar në poezinë “Përtej zhbërjes”

Nëpër litarët e shiut marsian,

do ngjitesha lart gjer tek retë.

Sakaq të trembur këta sovranë

ishin përplasur (shqyejnë) bijtë e vet.

Duke ndierë në jetën e tij përndjekjen në pak rreshta gdhend atë nga sigurimsat famë keq, në çdo cep madje deri në krevat, dhe nga ky vëzhgim që të merrte frymën vetëm disa ja dilnin ta përballonin.

Në bregun e detit një siluetë,

vinte çdo natë e pastaj priste !

Do të nisnin ndërkohë rrufetë

dhe shpresa sërish do vdiste..

(Qëkur)

 

Ai sistem tërbonte detin, mbi të derdhej urrejtja e qiellit, dhe duhej pritur gjatë që kjo gjëmë të zhdukej, e nisi çuditërisht Kujtimi “qëkur kur erdhën ata shqipfolës”. Dhe shqipfolës përzier me ideologjinë sllave na sollën gjëmën për shumë kohë.

 

Kujtimi jetoi me një brez të artë që dhe dashurinë e ëndërrat sistemi ja shkatërroi, atëherë i këndohej dashurisë njësoj, por shqip por kush të linte të dashuroje?

Një djalosh ish rrekur çdo ditë

dhe përse jetoi tamam si rob.

Por vashën do e donte pa limit

dhe detin poetik e kish një hob.

(Blatim)

… Dhe kur pashë që prap e sërish

dallgët e detit po ma fshihnin atë emë:

Mora një daltë enkas për mish

dhe mandej e skalita në zemër.

(E skalita në zemër)

Ata si me energjinë vdekjeprurëse të Çernobilit goditën edhe dashurinë, për të cilën Kujtimi në këtë botim u ka kushtuar shumë poezi. Por autori i padorëzuar kurrë ndaj sistemit, vlerëson të gjithë bashkëvuajtësit duke treguar se një komb do të ekzistojë e ndriçojë fal qëndresës, durimit dhe luftës ndaj së keqes, ja si shkruan:

Asgjë nuk vjen po ishe kot

dhe as Liria nuk është dhuratë!

Për ata qysh herët dhe gjer sot,

janë rrekur fort madje dhe gjatë…

Ne vetëm do zgjidhnim Lirinë

dhe askujt si ramë me gur.

Sado të na shtypnin këta Kainë

flakët e lirisë nuk do shuhen kurrë.

Familja, Vlora, Historia, Nderi janë shtyllat e fisit MURATAJ në Vlorë e më tej, dhe në shumë poezi Kujtimi shkruan gjatë për familjen e miqtë, Ai është sa i fortë dhe i duruar po aq i brishtë, nostalgjik, prekës i dridhet buza dhe i këndon shpirti si një Esenin i regjur për familjen. Burgu e ka bërë të butë e magjistar kur shkruan për nënën, por hero i vërtetë përballë kanibalizmit sllavoist, që ka përjetuar dhe ishte familje e nëna për të qenë qëndrestarë dhe mos baltosur nderin e të parëve, fisit:

… Më mbajtën në burg e terror,

por s’ja dolën të më bënin spiun!

Tek çdokush është debitor

dhe aq më tepër një riosh si unë.

(Nënës)

Kujtim Murataj ka një merak, se sekti ramist jo vetëm që do mbajnë pushtetin, por dhe të ringrenë diktatorin. Kujdes jini vigjilent thotë ai! Të bashkohemi e themi stop këtij kobi që vjen nga sllavi KORB.

…Atëherë si urithat në errësirë

do gërthasin duam babën.

Mandej do vrisnin pa mëshirë

ata të urtët që donin shkabën.

(Korbit)

 

Etja për të thënë të vërtetën, nevoja ulëritëse për t’u kujtuar njerëzve gjëmën që kaluan, për të mësuar të vërtetën e bëjnë të ngrerë gishtin tregues dhe të sokëllijë me vetëm katër vargje monumentalë: Në luftë vranë dhe zotin/.Për të vënë në krye një djall./Dhe në paqe hapën tunele,/Për ata që mbetën gjallë. Kjo është sipas poetit historia dyzet vjeçare e diktaturës komuniste në Shqipëri. Kujtim Murataj beson se e vërteta nuk mund të mposhtet sado thellë ta zhysin. Ky besim, dëshira për jetën dhe ndoshta fati, bënë që nga burgu ai të dilte gjallë. Nga dashuritë e tij që e mbajtën shpirtin e tij të pamposhtur dhe bënë të shihte dritë në fundin e tunelit ishte dhe qyteti i tij i lindjes, Vlora. Dëshira për më shumë liri i është mëkuar nga historia e qytetit të tij, që në çaste vendimtare është shndërruar në një Mekë për shqiptarët. Ai i drejtohet Vlorës qytetit të tij të dashur pa asnjë pendesë dhe gjithë mirënjohje: Mora nervin tënd qytet rebel./Po ashtu ca ëndërra të zhbëra,/Por mostra më plasi në Burrel,/Ngaqë kërkoja rrugë më të gjera. Një ditë pavarësisht vuajtjeve ai do të kthehet në qytetin e tij: Do të kthehem pa pyetur kënd,/Dhe si skifter do të vij në agim./Të falem fort para altarit tend./Se ti je bërë/ Meka e vendit tim. Pas daljes nga burgu në liri, poeti në realitetin shqiptar nuk gjeti atë që mendonte. Ashtu si mijëra të tjerë, që pas përmbysjes së diktaturës ëndërronin për një atdhe, ku njerëzit të ishin të barabartë para ligjit dhe e vërteta të kishte më shumë vend, shprehet i zhgënjyer: Dhe duke kërkuar njerinë e drejtë/. Do gjeja mjerisht vetëm maska…

Kjo e trondit aq shumë njeriun e mirë Kujtim Murataj, sa me gjithë forcën kërkon të ruajë shpirtin dhe virtytet, që nuk u ndotën as në burgjet e tmerrshme të diktaturës. Ka shumë trishtim dhe forcë në dy vargjet vazhdues:…Sakaq u futa brenda vetes,/ Për të nxjerrë djajtë e mi përjashta. Në jetë mund njeriu mund të ndodhet para sfidave, të papriturave dhe situatave absurde, por ai duhet të zgjedhë i patundur rrugën e tij të jetës: Ndodh të humbasësh dhe të jesh i fituar!/Ndodh të fitosh!/ Dhe të jesh i humbur/ Ndodh të vritesh/, Dhe të mbetesh gjallë/.Ndodh të jetosh/, Dhe të jesh i vdekur. Janë shumë të ndjerë vargjet e dashurisë. Atje në errësirën e burgut, duke soditur qiellin e paanë ëndërron e ëndërron për një vajzë yll, e shpreson që ndjenjat e saj të mos shuhen: Shpesh yjet rrinë kokë më kokë/.Ndofta është çasti kur thonë të dua./Ndërsa një yllkë ndodhet në tokë,/Dhe gjithë kohën ndriçon për mua! Për shembuj e heronj të tillë ku virtytet dhe vlerat njerëzore bjerren çdo ditë ka nevojë rinia e sotme. Të gjithë ata që do të vinë kanë nevojë për poezi të tilla, veçanërisht nga shkrimtarët e ‘’Letërsisë së Burgut’’, që të mos humbin rrugën dhe të mos përsëritet historia.

Nuk po zgjatem më shumë, që lexuesi ta lexoj këtë libër dhe do të përjetojë një film artistik plot emocione, vargje të papritura e plot filozofi, vargje jetësorë, por edhe si një këshilltar i mirë për t’u orientuar drejt në këto ditë të tmerrshme që po kalon Shqipëria e vuajtjeve pafund nga diktatura sllaviste e djeshme dhe e sotme.

Në fund po shtoj dy poezi që nuk kanë nevojë për asnjë koment:

Burgu nuk ishte panteon i lirisë!

Vetëm atje tej ku sundon tirani

sikurse është ngërç i shoqërisë

sa herë në fron do ulet sovrani.

(BURGU)

Në pyllin poetik desha të vdes,

mbase pranë një lisi ngjyrë ari!

Dhe s’ka gajle po s’u bë kujdes,

as po të ngelem pa gurë varri.

(Nuk ka gajle)

 

Nuk po shkruaj më gjatë, sepse ky libër kërkon një analizë të thelluar nga kritikët letrar dhe sepse kjo ishte një analizë shpirti dhe në respekt të Kujtim e Gramos Muratajn, Gëzim Ziles, Vasil Rucit, por në veçanti të vlonjatit të madh, të demokratit modern dhe besnik, deputetit vizionar dhe njeriut human apo “Nëna Tereza” e vlonjatëve Bujar Leskaj.

Kushtrimi shumë dimensional i Kujtim Murataj për të djeshmen dhe për të nesërmen, janë unison mesazhet edhe politikat, editorialet e çdo ditë të gazetës “Telegraf” si dhe dhimbjen mbarëshqiptare.

“Sikur qielli të ishte blu” një mpleksje interesante që nuk duhet lënë pa lexuar.