Detaje/ Krimi i dyfishte në Korçë, trashëgimi e një shtëpie “molla e sherrit”! Si nisi konflikti që shkoi deri në vrasje

20
Sigal

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me krimin e dyfishtë në qytetin e Korçës, ku shtetasi Ilo Lluka dyshohet se vrau Emiliano Pine allias Jorgo Priftin dhe më pas u vetëvra.

Konflikti mes palëve ka nisur për çështje prone.

Burimet bëjnë të ditur se nëna e Emiljano Pine bashkëjetonte me babain e Ilo Llukës, ndërsa ky i fundit jetonte jashtë vendit.

Sipas informacioneve babai i Llukës kishte vendosur t’i linte në trashëgimi shtëpinë djalit të bashkëjetueses, Emiliano Pines.

Kjo duket që nuk është pranuar nga i biri i cili ka vendosur të vijë në Korçë dhe të vendosë vetë “fatin” e tij.

60 vjeçari ka shkuar në kafen ku ishte 40 vjeçari në lokalin e lagjes dhe pasi i ka kërkuar që të dalë jashtë e ka qëlluar katër herë duke e lënë të plagosur rëndë. Më pas ka ndërruar jetë në spital.

Autori i dyshuar ka qëlluar edhe veten duke mbetur viktima e dytë e kësaj ngjarjeje të rëndë.