Solidaritet gjatë Ramazanit, ja çfarë bën xhamia në Selitë

346
Sigal

Muaji i Madh i Ramazanit ka afruar gjithmonë e më shumë njerëzit me njëri-tjetrin, duke i bërë të harrojnë në një farë mënyre pandeminë Covid-19 dhe nga ana tjetër ka nxjerrë në pah solidaritetin dhe dëshirën e besimtarëve për të ndihmuar njerëzit në situata të vështira financiare, besimtar dhe jo besimtarë. Një shembull të veçantë sjell xhamia e Selitës këtu në kryeqytet, pasi bujaria e saj dhe qëndrimi pranë besimtarëve është një traditë edhe më e vjetër se vetë xhamia thekson imami i saj Ahmed.

Sa e vështirë është që të përgatisni ushqim për të tjerët ndërkohë që jeni vetë agjerues?

” Nuk e di se si është për një kuzhinier të gatuar brenda në xhami në një kuzhinë që ngjan më tepër si e një restoranti. Jam deri tani shumë i kënaqur me agjëruesit që kanë ngrënë ushqim nga duart e mija dhe më kanë falenderuar. Do të bëjë të pamundur për agjeruesit që të kënaqen”. Të gjithë nxitojnë në këto orë të mbrëmjes për të dërguar porositë të ndarë ashtu në grupe sipas planifikimit paraprak, në limite me thirrjen e namazit që njëkohësisht sinjalizon dhe fillimin e prishjen e agjërimit me vaktin e iftarit.”