Pranga 3 vlonjatëve pas sekuestrimit të 128 kg marijuanë me vlerë 120 mijë euro

434
Sigal

Policia e Vlorës ka sekuestruar 128 kilogramë marijuanë dhe armë ndërsa ka arrestuar 3 persona si posedues të lëndës narkotike, ndërsa dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim. Personat janë kapur në momentin kur po tentonin të shkëmbenin lëndën narkotike, vlera e të cilit kapte shifrën 120 mijë euro.
Policia thotë se “operacioni është zhvilluar në fshatin Trevllazër dhe droga është gjetur në banesën e një prej personave të shpallur në kërkim, e cila shërbente si bazë për përpunimin dhe mbajtjen e lëndës narkotike.”
Po ashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 armë zjarri automatik (2- model 56 dhe 1- Sharrz), 3 krëhëra me 6 fishekë,1 automjet Mercedez-Benz me targë AA542MP dhe 4 celularë.
Të arrestuarit janë:
Koçi Myrtaj, 39 vjeç, banues në fshatin Llakatund.
Ermal Arapaj, 24 vjeç, banues në fshatin Llakatund.
Lisjen Aliraj, 23 vjeç, banues në Vlorë.
Janë shpallur në kërkim:
A.Z., 45 vjeç, banues në fshatin Trevllazër (pronari i banesës),
A.A., 40 vjeç, banues fshatin Trevllazër.