Policia që s’duam/ Pedagogu masakrohet me grushte dhe shkelma brenda komisariatit

376
Sigal

Dhuna dhe keqtrajtimi i qytetarëve tashmë është kthyer në normë për policinë e Edi Ramës dhe Sandër Lleshajt. Ish-kryeministri Sali Berisha, ka publikuar mesazhin e një pedagogu, i cili tregon se si është dhunuar nga policia brenda në komisariat.

Ja çfarë shkruan Berisha:

Trajtim shtazarak qytetarit, pedagogut nga narkopolicë brenda në narkokomisaritin e Lushnjes!

I nderuar z. Berisha,

Jam një qytetar nga Lushnja, pedagog në Universitet. Ditën e shtunë kam shkuar në Komisariatin e Lushnjes për të bërë kallëzim, pasi më ishte bllokuar rruga në të cilën hyj në banesën time. Pasi kam hyrë në ambientet e Komisariatit jam rrahur barbarisht dhe jam tërhequr zvarrë për 20 metra .Punonjësi që më rrahu u identifikua Bledar Levonja. Më pas më ngritën kallëzim penal për mosbindje ndaj urdhrit të policisë. Z.Berisha, ju lutem me ndihmoni ta çoj drejtësinë në vend! Ju falënderoj!