Një person u gjet i djegur në një makinë të shkrumbuar nga flakët në zonën e Fokidës

373
Sigal

Një person u gjet i djegur në një makinë të shkrumbuar nga flakët në zonën e Fokidës,  në rrugën që shpie nga Amfisa në Prosilio, mbasditen e së martës  në Greqi. Forca të shumta policore dhe zjarrfikës shkuan në vend, dhe po hetohet nëse në këtë rast është një aksident apo  një veprim kriminal.   Sipas informacioneve më të  fundit  makina është e markës Peugeot dhe dyshohet se i takon një banori 60-vjeçar nga Amfissa, një ish-zyrtar i burgut.

Megjithatë, ende nuk është konstatuar nëse shoferi eshte  i njëjti person që u gjet i djegur.

Është i çuditshem fakti se në vendin  ku u gjet makina e djegur, është një rrugë ku ka kalim të shpeshtë të makinave dhe askush nuk e ka parë.

Rruga është bllokuar nga policia dhe pritet mjeku ligjor për të shqyrtuar kufomën e shoferit, si dhe vijojne hetimet për të përcaktuar  rrethanat në të cilat ka ndodhur tragjedia.

Në të njëjtën kohë, po punohet edhe për të identifikuar  viktimën e gjetur të djegur në makinë.