Policia parandalon vrasjen e punëtorit në n/stacionin Bradashesh

389
Sigal

ELBASAN – Policia e Elbasanit ka parandaluar një vrasje në afërsi të nënstacionit elektrik Bradashesh. Efektivët e komisariatit të Policisë së Elbasanit vunë në pranga Qemal Qosen, i cili tentoi të vrasë me automatik shtetasin A.P.

Ky i fundit është punonjës i firmës “Doko”, e kontraktuar nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike për të kryer punime në nënstacionin elektrik  Bradashesh. Sipas policisë, gjithçka ka ndodhur për motive banale, por pa sqaruar konfliktin konkret mes tyre.