Arvizu mesazh lamtumire: Nder e privilegj që shërbeva në Shqipëri

503
Sigal

Ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Aleksandër Arvizu deklaroi sot në një mesazh lamtumire të publikuar në “Facebook” se “ka qenë një nder dhe një privilegj që të shërbeja si Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri”.

Më poshtë mesazhi i plotë i Ambasadorit Arvizu:
“Të dashur miqtë e mi shqiptarë,

Ka qenë një nder dhe një privilegj që të shërbeja si Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri për katër vitet e fundit. Edhe pse koha ka kaluar sa hap e mbyll sytë, kujtimet e mia të vyera do të zgjasin përherë. Unë do të jem gjithnjë thellësisht mirënjohës për ngrohtësinë, bujarinë dhe mikpritjen tuaj.
Urimet dhe respektin tim më të madh për të gjithë ju”.