Policia kontrolle në 30 qendra estetike, çfarë po ndodh në Tiranë

Policia ka ushtruar kontroll në 30 qendra estetike që ushtrojnë aktivitetin në Tiranë.

Kontrollet po zhvillohen në kuadër të informacioneve lidhur me sasi botoxi kontrabandë, që dyshohet se përdoret në këto qendra.

NOA

Operacioni drejtohet nga Drejtoria e Krimit Ekonomik në DPPSH.

Çelmeta thotë se ende nuk janë lëshuar masa arresti.