Policia e Kukësit parandalon vrasjen me armë ndaj drejtorit të ALUIZNI-t

422
Sigal

Policia e Kukësit ka parandaluar një ngjarje të rëndë kriminale në zyrat e ALUIZNI-t.

Mësohet se një qytetar është konfliktuar me drejtorin e ALUIZNI-t, Vladimir Spahiu.

Debati ka nisur verbal, madje edhe kërcënime. Më pas qytetari me iniciale P.H është larguar nga aty dhe ka shkuar në banesë për të marrë armën e gjahut, me të cilën është rikthyer sërish në zyrat e ALUIZNI-t.

“Shtetasi P.H., ka kërcënuar shtetasin V.S., vjeç 46, banues në Kukës, për shkak të detyrës, dhe është larguar në banesë për të marrë armën e gjahut të cilën e posedonte me leje, ku është rikthyer përsëri, duke prishur dhe qetësinë publike, dhe në këto momente falë ndërhyrjes së shpejtë të Policisë u bë e mundur kapja e autorit si dhe bllokimi i armës”.

Policia arrestoi 40 vjeçarin. Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.