Policia dhe FNSH “blindojnë” Krujën, detajet

31
Sigal

Kruja është “blinduar” këtë mbrëmje nga efektivë të komisariatit të policisë, të mbështetur nga grupe të FNSH, duke ngritur postblloqe në hyrje të qytetit dhe akset kombëtare.

Mësohet se autoritetet po ushtrojnë kontrolle në automjetet e dyshimta me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale.

Po ashtu qëllim i këtij aksioni është ndalimi i personave të shpallur në kërkim apo që lëvizin të armatosur.