Rënie gurësh në rrugën Bajram Curr-Valbonë, bllokohet qarkullimi

29
Sigal

Moti i kq me reshje shiu që ka përfshirë qarkun e Kukësit këtë të enjte ka shkaktuar problematika në disa akse.

Raportohet se si pasojë e reshjeve masive gurësh kanë rënë në akset Bajram Curri-Valbonë, Dushaj-Lekbibaj dhe Sopot-Kam Tropojë, e si pasojë është vështirësuar qarkullimi. Rruga Bajram Curri-Valbonë është bllokuar totalisht për shkak të rënies së gurëve të mëdhenj.

Gjithashtu, ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike për 70 familje në njësitë administrative, Malzi, Kolsh dhe Surroj në Kukës si dhe njësinë administrative Fajza të bashkisë Has.