Policia, 10 miliardë lekë/ muaj nga trafiku i kladestinëve

252
Sigal

Shqipëria ka shënuar përkeqësim në treguesin e klandestinëve dhe emigrantëve të paligjshëm të kapur brenda vendit nga fillimi i këtij viti. Sipas të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Kufirit, nga janari deri në shtator 2020, në territorin shqiptar janë ndaluar 8100 klandestinë, kurse vetëm në 72 orë, trafikohen rreth 100 klandestinë. Mësohet se shifra varion nga 1100 euro në hyrje të kufirit, në dalje 7,7 mln euro(ose 10 miliardë lekë). Pra është një biznes i jashtëzakonshëm me 100% fitim. Pse hesht prokuroria dhe SPAK, kur këta refugjatë po mbajnë peng Shqipërinë dhe integrimin në BE të shqiptarëve.

Trafiku i klandestinëve ‘rrëzon’ kufirin shqiptar!

Më shumë se 80 sirianë të cilët po transportoheshin me një kamion, janë kapur mbrëmjen e 9 tetorit në afërsi të fshatit Pirg, në aksin rrugor Korçë-Pogradec. U arrestua drejtuesi i kamionit me origjinë nga Librazhdi. Ndërsa janë shoqëruar disa të tjerë, të cilët kontrollonin rrugën për të shmangur policinë. Sirianët, mes të cilëve gra edhe fëmijë ishin futur në pjesën e pasme të kamionit të ngarkuar me mallra.

Sikur të mos mjaftonin 80 klandestinët, ditën e djeshme po transportoheshin 15 emigrantë të paligjshëm, duke i ndihmuar për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit sërish në qytetin nga qyteti i Korçës . 39 vjeçari është kapur nga policia në rrugën Zëmblak-Zvezdë, në afërsi të fshatit Burimas, Maliq, duke transportuar me mjetin triçikël tip “Kama”  emigrantët që u kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.