Policët privatë rrahin një qytetar te kolaudimi i makinave

454
Disa punonjës të një policie private janë filmuar duke dhunuar një qytetar në Qendrën e Kontrollit Teknik të Automjeteve, në periferi të Tiranës. Arsyet e sherrit mes tyre janë të paqarta. Nga pamjet e xhiruara nga një qytetar, me celular, policët jo vetëm e godasin qytetarin, por edhe tentojnë ta nxjerrin nga makina ku ai futet për t’u mbrojtur prej tyre.
Sigal