Po kthehej nga puna bashkë më burrin, 43-vjeçarja shqiptare humb jetën pas aksidentit tragjik në Itali

136
Sigal

Një 43-vjeçare shqiptare ka humbur jetën pas një aksidenti tragjik në Santa Maria dell Focallo, Itali.

Burri dhe gruaja po udhëtonin me një Fiat Multipla kur u përplasën me murin e një vile.

Sipas asaj që u konstatua, dy bashkëshortët që udhëtonin me mjetin Multipla të drejtuar nga bashkëshorti i viktimës, janë përplasur me forcë me murin e shtëpisë.

Duket se çifti po ktheheshin në shtëpi pas ditës së punës. Në vendin e ngjarjes mbërriti policia dhe ambulanca, por gruaja kishte humbur jetën në vendngjarje.

Bashkëshorti i saj është transportuar në spitalin “Maggiore Nino Bagleri” në Modica.