Po kalonte vijat e bardha, makina përplas punonjësin e Ministrisë së Jashtme

38
Sigal

Një punonjës i Ministrisë së Jashtme ka pësuar dëmtime si pasojë e një aksidenti të ndodhur në afërsi të ambientet e ministrisë, kur ai është goditur nga një automjet sapo kishte dalë nga godina.

Sipas gazetarit të SYRI TV, Klajdi Bodlli, ngjarja ka ndodhur në momentin që punonjësi i Ministrisë po kalonte vijat e bardha, më pas është transportuar menjëherë në spitalin e Traumës për trajtim të specializuar.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit, i cili është marrë në pyetje për të sqaruar rrethanat e aksidentit. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkakun e ngjarjes.