Po gërryenin me eskavator në Bunë, procedohen 5 persona

35
Sigal

Pesë persona janë proceduar penalisht në Shkodër pasi u kapën në flagrancë duke gërryer me eskavatorë dhe kamionë në shtratin e lumit Buna.

Sipas policisë, ata u pikasën rreth orës 02:30 të mëngjesit. Njëri nga të ndaluarit është përgjegjës i një subjekti ekonomik ndërsa 4 të tjerët punonjës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për një rast të gërryerjes së shtratit të lumit Buna, me qëllim nxjerrjen e kundërligjshme të inerteve, kanë kapur rreth orës 02:30 të mëngjesit, shtetasit S. K., A. S., M. D., K. S. dhe B. D., teksa gërryenin shtratin e lumit me ekskavator dhe transportonin inertet me kamionë. Këta 5 shtetas, të organizuar në një subjekt ekonomik, me përgjegjës shtetasin S. K. dhe me punonjës 4 shtetasit e tjerë, e kyenin këtë paligjshmëri kundër mjedisit, duke fshehur të ardhurat që gjeneronin. Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit S. K., 35 vjeç, A. S., 60 vjeç, M. D., 34 vjeç, K. S., 47 vjeç dhe B. D., 38 vjeç. Gjithashtu, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një ekskavator dhe 3 kamionë të mbushur me inerte. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.