Plagosje në Rrogozhinë, komshiu qëllon çiftin e bashkëshortëve. Konflikti nisi për…

15
Sigal

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në fshatin Gosë të Rrogozhinës.

Një person, i identifikuar si Shpëtim Osma, ka qëlluar me armë zjarri dy komshinjtë e tij, Sami dhe Nadire Disha, duke i plagosur.

Sipas informacioneve paraprake, konflikti mes palëve të cilët janë fqinj, ka nisur për motive banale dhe është përshkallëzuar në përdorimin e armës, ndërsa autori është arratisur menjëherë nga vendngjarja.

Personat e plagosur janë transportuar me urgjencë drejt spitalit ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore, por ende nuk ka të dhëna në lidhje me gjendjen e tyre shëndetësore.

Policia ndodhet në vendngjarje ndërkohë që vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Kavajë/Informacion paraprak

Në fshatin Gos, Rrogozhinë, rreth orës 10:15, dyshohet se si pasojë e një konflikti për motive të dobëta shtetasi Sh. O, ka plagosur me armë zjarri, pistoletë jashtë rrezikut për jetën shtetasit S. D., dhe N.D (autori komshi me çiftin që plagosi).

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, kanë rrethuar zonën dhe vendin ku dyshohet se është fshehur autori.

Në ndihmë të Policisë lokale kanë shkuar forcat operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe vijon puna për lokalizmin dhe kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen dhe dokumentin ligjor të ngjarjes.