Plagosje me thikë në Yzberisht/ 50-vjeçari goditet disa herë, në kërkim autori

Një 50-vjeçar ka mbetur i plagosur pasditen e kësaj të diele në Tiranë. Ngjarja është shënuar në zonën e Yzberishtit, teksa Eduart Rrapi, 50 vjeç është plagosur me thikë, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta.

Aktualisht ndodhet jashët rrezikut për jetën, pavarësisht plagëve të shkaktuara në zonën e barkut si pasojë e goditjes me thikë.

Sigal

Policia ka mundur të identifikojë autorin dhe po punon për kapjen e tij. Sherri dyshohet pas një konflikti që i plagosuri kishte me autorin.

Ky i fundit dyshonte se i plagosuri i ka ngacmuar nënën.

Tiranë

Plagosi me mjet prerës një  53-vjeçar pas një konflikti për motive të dobëta, identifikohet autori dhe vijon puna për kapjen e tij.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 në bashkëpunim me Strukturat e DVP Tiranë, pas marrjes së njoftimit se në Yzberisht, është dëmtuar një shtetas me mjet prerës gjatë një konflikti për motive të dobta menjëherë kanë organizuar punën me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit si  dhe dokumentimin e plotë ligjor  të ngjarjes.

Si rezultat i reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta hetimore u bë  identifikimi i autorit, shtetasit A. P., 24 vjeç, banues në Tiranë dhe vijon puna për kapjen e tij.

Ky shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me një mjet prerës shtetasin E. Rr., 53 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.