Plagosja në Shëngjin, policia: Ja kush ishte objektivi. 18 të shoqëruar

561
Policia e Lezhës në një deklaratë për mediat pohoi se 18 persona janë shoqëruar lidhur me ngjarjen e djeshme dje në Shëngjin, ku mbetën të plagosur 2 persona.
Sipas bluve, dyshohet se objektiv i sulmit ka qenë shtetasi me inicialet F.D, ndërsa shtetasi S.B. u plagos aksidentalisht.
NJOFTIMI I POLICISË
Lidhur me ngjarjen e ndodhur një ditë më parë në Shengjin ku mbeten të plagosur 2 persona, jashtë rrezikut për jeten, Policia e Lezhës ka kryer disa veprime hetimore për zbardhjen e autorësisë.
Nga tërësia e veprimeve dyshohet se objekt sulmi të ketë qenë shtetasi F.D, ndërsa shtetasi S.B. u plagos aksidentalisht, i gjendur rastësisht.
Për të identifikuar dhe kapur autorët e ngjarjes, janë shoqëruar 18 persona, janë këqyrur dhe administruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë pranë vendit të ngjarjes.
Të mbështetur nga forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë Shkodër, është ushtruar kontroll në 7 banesa dhe ambiente. Vazhdon puna për të identifikuar dhe kapur autorët e kësaj ngjarje, si dhe për sqarimin e motiveve, fakteve dhe rrethanave.
Materialet iu referuan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprat penale “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese e mbetur në tentativ” si dhe “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake e municionit” parashikuar nga neni 79/dhe 22 dhe 278/4 të Kodit penal .
Sigal