Plagosja në Fier, identifikohen autorët, shpallen në kërkim babë e bir

26
Sigal

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak minuta më parë në një fshat të Fierit.

Nga hetimet paraprake dyshohet se autorë janë shtetasit Afrim Cimili., 66 vjeç dhe Ali Cimili, 23 vjeç, banues në Dërmënas (babë e bir), të cilët janë shpallur në kërkim.

Raportohet se shtetasi Hysen Mërnica ka qenë duke udhëtuar me motomjet në momentin që janë sulmuar me armë zjarri.E plagosur ka mbetur një grua rreth 50-vjeç, e cila është transportuar në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e prokurorit, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për fiksimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim kapjen e autorëve.

NJOFTIMI I POLICISË:

Fier/Informacion paraprak

Plagosën me armë zjarri një shtetase, identifikohen dhe shpallen në kërkim autorët(babë e bir).

Rreth orës 14:00, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Dërmënasit”, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasja S. M.

Nga hetimet paraprake dyshohet se autorë janë shtetasit A. C., 66 vjeç dhe A. C., 23 vjeç, banues në Dërmënas (babë e bir), të cilët janë shpallur në kërkim.

Janë ngritur menjëherë pika kontrolli në hyrje/daljet e qytetit të Fierit dhe në akset “Fier-Vlorë”, “Fier-Lushnjë”.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e prokurorit, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për fiksimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim kapjen e autorëve.