Zbulohet linja e kontrabandës ndërkombëtare të gomave që hynin tranzit në Shqipëri, operacioni ‘Pneumatic’

521
Më datë 24.08.2017, ora 22:00, strukturat e Hetimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, në bashkëpunim me forcat e policisë së Shtetit, si rezultat i një analize risku të kujdesshme, përfunduan me sukses operacionin “Pneumatic”, ku u zbulua një rast kontrabande gomash gjatë një tranziti ndërkombëtar.

Mjeti me targe WTHD225, i drejtuar nga shtetasi VT, mbërriti në portin e Durrësit më 23.08.2017, me linjën Ankona-Durrës, transit në Shqipëri me destinacion final Kosovën.

Gjatë kryerjes së kontrollit dhe skanimit të mjetit në degën e Doganës Durrës, rezultoi se transportonte mallra, kryesisht goma automjetesh me peshë 12 405 kg.

Bazuar në indikatorët e riskut, si dhe në dyshime të bazuara, u organizua operacioni “Pneumatic”, duke mbikëqyrur mjetin gjatë tranzitimit me destinacion Kosovën.

Gjatë rikontrollit të mjetit në Degën e Doganës Morinë, rezultoi peshë mangut 7 860 kg, duke faktuar veprën penale të kontrabandës, që konsiston në hedhjen në mënyrë të paligjshme për konsum të mallrave gjatë një procedure transiti nderkombetar.

Drejtuesi i mjetit, shtetasi VT u arrestua në flagrancë, mjeti dhe mallrat u sekuestruan , materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.
Sigal