Plagosja me granatë e pronarit të lokalit në Elbasan, zbulohet e shkuara e tij (I dënuar për vrasje)

520
?????????????????????????????????????????????????????????
Sigal

Të tjera detaje dalin lidhur me pronarin e plagosur rëndë të lokalit në Elbasan, pas shpëthimit me granatë në orët e para të mëngjesit.

Burime e mbrëndshme bëjnë me dije se Albert Alterziu ka qenë i dënuar më herët për një vrasje që ka kryer kur ka qenë në moshë minorene. Ai ka vrarë bashkëmoshatarin e tij 15 vjeçar Elton Shuli, dhe ka marrë një dënim fillestar me 10 vite burg.

Për shkak të moshës së tij të mitur ai ka përfituar uljen e dënimit me 7 vite burg, dënim të cilin e ka shlyer dhe i është rikthyer jetës normale, duke hapur dhe lokalin ku ndodhi sot ngjarja. Pista e hakmarrjes mund të jetë një nga drejtimet ku po heton policia e Elbasanit lidhur me ngjarjen.

Njoftimi për ngjarjen:

Në orët e para të mëngjesit në lagjen “Partizani”, Elbasan në ambjentet e një lokali është hedhur një granate dore e cila ka shpërthyer, dhe për pasojë është dëmtuar pronari i lokalit shtetasi A.A., rreth 32 vjeç, i cili ndodhej në lokal në ato momente.

I dëmtuari është transportuar në Spitalin e Elbasanit në gjendje të rëndë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për, zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e kapjen e autorit/ve.