Plagosja e 73-vjeçarit me sëpatë për një lojë me letra, flet pronari i lokalit

97
Sigal

Ervis Begolli, ëshët pronari i lokalit ku nisi konflikti mes 2 bashkëfshatarëve në Devoll të Korçës.

Në një intervistë për mediat, Begolli shprehet se fërkimi ka nisur që në lokal ku janë ndarë dhe askush nuk e priste që të shkonte deri te plagosja e 73-vjeçarit me sëpatë.

Ishin që në drekë, rreth orës 12:00-13:00. Vinin këtu, normale. Ishin klientë të dy, nuk grindeshin dhe nuk e kuptuam se janë një farë moshe të thyer dhe nuk na e mori mendja asnjërit që të kacafyteshin në atë formë. Patën një fërkim të vogël këtu, ndërhymë neve, i ndamë dhe nuk na e mori mendja që mund të vazhdonin kaq gjatë. Letra po loznin në atë moment. Unë isha në punë dhe nuk e dija çfarë po debatonin. Njëri nuk rri këtu, rri jashtë shtetit në Greqi, por kthehet shpesh. Ata jo që takoheshin shumë herë bashkë. Rri afër në Greqi njëri. Por është nga ky fshat dhe vjen shpesh. Unë nuk di që të kenë pasur konflikte e gjëra të tilla prandaj më duket absurd që të arrijnë në këtë pikë. Janë njerëz të mirë, s’kanë qenë problematikë dhe më duket habi e madhe,”- tha Begolli.

Konflikti mes të moshuarëve nisi në një lokal, pas një loje me letra dhe u zhvendos më pas në banesën e 73-vjeçarit. Ngjarja u raportua fillimisht si aksidentale, pasi i plagosuri tha se ishte rrëzuar aksidentalisht në oborrin e banesës së tij, por u zbardh më pas nga blutë e Korcës, të cilët vunë në pranga autorin.