Bie nga ndërtesa, humb jetën 15-vjeçari në Mitrovicë

83
Sigal

Një 15 vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme pasi ra nga një ndërtesë në rrugën ” Luan Haradinaj”, në Mitrovicë.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Sot, rreth orës 13:00, është raportuar se në rrugën ” Luan Haradinaj”, në Mitrovicë, nga një ndërtesë ka rënë viktima rreth 15 vjeçar, ku si pasojë e lëndimeve viktima B.S., ka humbur jetën. Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, ka thënë Avni Zahiti.