Plagosi me thikë 28 vjeçarin në Elbasan, arrestohet autori

208
Policia e Elbasanit ka arrestuar mbrëmjen e sotme një 24 vjecar. Sipas bluve, në pranga ka rënë shtetasi, Ervin Peqini, banues në Elbasan. Mësohet se një ditë më parë, pas një konflikti për motive të dobëta, 24 vjecari ka goditur me thikë në pjesën e kurrizit shtetasin me iniciale A.T, banues në Tiranë. I plagosuri u dërgua në Spitalin e Traumës në Tiranë, për shkak të plagës së rëndë që ka marrë. Fatmirësisht ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë Elbasan për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” .