Pije alkoolike dhe ushqime kontrabandë, kapet shoferi në Kapshticë

57
Sigal

Një drejtues mjeti është ndaluar në pikën Kufitare të Kapshticës me mallra kontrabandë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se ka nisur procedimi penal për shtetasin me inicialet Gj. M.

“Sektori për Hetimin e Krimeve i DVKM Korçë referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Gj. M., banues në Korçë, pasi në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtonte, u gjetën dhe u sekuestruan pije alkoolike dhe produkte ushqimore, të dyshuara të kontrabanduara.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.”, sqaron policia.