Përplasja me armë në Kavajë si nisi sherri dhe viktimat

596
Sigal

Një 50-vjeçar, kalimtar në rrugë, ka mbetur i vdekur nga përplasja me armë zjarri mes disa personave në Kavajë. Ngjarja ka ndodhur  rreth orës 12:30 në lagjen numër 2. Viktima është identifikuar si Ramazan Hasanlliu. Ai ka qenë duke shkuar në shtëpinë e tij me qesen e bukës kur grupi i të rinjve janë përplasur mes tyre.

Nga të shtënat kanë mbetur të plagosur dhe pesë persona të tjerë, të cilët po marrin mjekim në spitalin e Durrësit, jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka bërë të mundur identifikimin e autorëve dhe janë vënë në ndjekje të njërit prej tyre.

Për zbardhjen e plotë të ngjarjes u ngrit menjëherë një grup i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorit të Rrethit dhe nga veprimet paraprake dyshohet se autorët e ngjarjes janë dy vëllezër, shtetasit Marius dhe Denis Aliu, të cilët kanë një biznes exchange.

Shtetasi Marius Aliu (autori i dyshuar), mbahet në ruajtje nga shërbimet e Policisë në spitalin e Durrësit, pasi është i plagosur.

“Ngjarja ka nisur prej mbrëmjes së djeshme ku dy vëllezërit Hyka janë përplasur me grupin tjetër të të rinjve në një lagje tjetër të Kavajës. Ndërsa sot janë rikthyer në lagjen numër 4 ku dhe janë përplasur me armë zjarri. Fillimisht ka pasur një përplasje verbale më pas ka degjenuar për përdorimin e armëve” raporton gazetari Leonidha Musaj.

Policia është vënë në ndjekje të autorit tjetër, shtetasit Denis Aliu. dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij

Policia ka bllokuar dy automjete që u përkasin pjesëtarëve të palëve që janë konfliktuar.

Janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kavajë disa persona dhe vijon puna për shoqërimin e personave të tjerë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Si ndodhi ngjarja?

“Burime nga vendi i ngjarjes na bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur për arsyeje krejtësisht banale. Nuk bëhet fjalë për banda kriminale, siç u tha më parë. Njëri prej autorëve është përplasur me këta persona duke kaluar në trotuar, ka qëlluar që ta godasë lehtë me çantën që kishte në dorë. Janë ofenduar më njëri-tjetrin, madje dhe janë goditur.

Më pas ata kanë shkuar në banesat e tyre dhe kanë “rrembyer” armët. Janë rikthyer sërish në vendin e ngjarjes, ku i kanë gjetur këtu personat me të cilët ishin konfliktuar. Kanë shkrepur armët në drejtim të tyre në një distancë prej 10-15 metrash.

Objektivi nuk ka qënë i qartë, pasi siç shikohet plumbat kanë shkuar në drejtime të ndryshme, që për fat të keq kanë mbërthyer 50 vjeçarin Hasanlliu, i cili ka mbetur i vdekur në vend. Ndërsa persona të tjerë janë plagosur por janë jashtë rrezikut për jetën. Pra plumbat dhe gëzhojat kanë përfunduar në një gjërësi prej 30 metrash, pra të automatikut.”