Përplasen ‘kokë më kokë’ dy makina në aksin Prrenjas-Librazhd, nisen me urgjencë në spital tre persona

222
Sigal

Një aksident automobilistik është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Prrenjas-Librazhd.

Bëhet me dije se aksidenti ka ndodhur në hyrje të fshatit Qukës, ku dy mjetet janë përplasur ‘kokë më kokë’. Mjetet e përfshira në aksident janë një kamionçin dhe nje autoveturë.

Nga përplasja e dy mjeteve sipas policise janë plagosur tre persona të cilët janë dërguar për në spitalin e Librazhdit.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se të aksidentuarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërkohë që dyshohet se shkak i këtij aksidenti është një parakalim i gabuar i njërit nga drejtuesit të mjeteve.