Përplasen dy makina në aksin Lezhë-Milot, i plagosur dhe 1 fëmijë i mitur

68
Sigal

Dy automjete Volksvagen janë përplasur me njëra tjetrën pasditen e sotme në superstradën Lezhë-Milot në afërsi të kryqëzimit tek Treshi.

Për pasojë mbetën të plagosur dy persona, njëri prej tyre fëmijë i mitur.

Ata janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital nga ku mësohet se ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jetën.

Policia po heton për shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.