Vidhet një automjet luksoz ‘Range Rover’ pranë stadiumit “Air Albania”.
Pronari i mjetit njoftoi policinë sapo konstatoi vjedhjen. Policia Rrugore, e cila u sinjalizua për ngjarjen nisi kontrollet në terren. Falë ndërhyrjes në kohe mjeti u gjet ne Kamëz duke lëvizur në drejtim të Fushë-Krujës.
Policia arrestoi në flagrancë autorin e identifikuar si Adrian Hamalli, i cili ishte maskuar si lypës.