Një aksident i rëndë është shënuar këtë pasdite në aksin Lezhë-Shkodër.
Tre automjete janë përfshirë në aksident duke lënë të plagosur rëndë 4 persona.
Personat e plagosur janë nisur me urgjencë për në spítal.
Nuk dihen ende shkaqet e aksídentit ndërkohë që policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po kryen veprimet e nevojshme për zbardhjen e dinamikës së aksidentit.


















