Përndiqte prej 2 vitesh 30-vjeçaren, arrestohet 47-vjeçari në Gjirokastër

436
Policia e Gjirokastrës ka arrestuar në flagrancë shtetasin Vilson Iljazi, 47 vjeç, banues në Tepelenë. Arrestimi i tij u bë pasi për një periudhë prej 2 muajsh, ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme shtetasen Sh.M, 30 vjeç, banuese në Gjirokastër, e cila ka bërë kallëzim penal. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Përndjekja”, të parashikuar nga neni 121/a i Kodit Penal.
Sigal