Përmet/ Po priste pemën, 62-vjeçari humb jetën menjëherë

279
Sigal

Një 62-vjeçar ka rënë aksidentalisht në Grykën e Këlcyrës duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Avdula Merko, 62 vjeç dyshohet se ishte duke prerë pemën kur ka rrëshqitur dhe ka rënë poshtë në një lartësi të madhe duke i shkaktuar edhe vdekjen. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për të zbardhur të plotë rrethanat e ngjarjes së rëndë të ndodhur pak minuta më para në Përmet.