Një pallat është përfshirë nga flakët te zona e Komunës së Parisit, në rrugën ‘Medar Shtylla’ .
Bëhet me dije se forca të shumta zjarrfikëse dhe të policisë ndodhen në vendngjarje.
Ndërkohë ende nuk është zbardhur dhe shkaqet dhe rrethanat e zjarrit
Njoftimi i policisë:
Më datë 25.01.2025, rreth orës 18:00, tek Komuna e Parisit, tek Kika 1, ka rënë zjarr në garazhdin e një pallati 8-katësh.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë të cilët po bëjnë të mundur evakuimin e banorëve, ndërsa shërbimet zjarrfikëse po punojnë për fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor po punon për percaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.