Përfshihet nga flakët makina në afërsi të Ishmit, dyshohet për të lënduar

215
Sigal

Një automjet është përfshirë nga flakët në afërsi të Ishmit në Durrës, teksa ishte duke ngjitur një malore.

Dyshohet se nga flakët janë lënduar personat që kanë qenë brenda në automjet.

Dy zjarrfikëse nga Durrësi dhe Fushë-Kruja janë nisur drejt vendngjarjes.

Nuk dihet ende shkaku që ka shkaktuar këtë incident.