Pas Dukagjinit, nis operacioni në Tepelenë, digjen 10 parcelat e para me kanabis

233
Pas Dukagjinit, policia e shtetit kthen kokën në Tepelenë. Një Operacion i madh antikanabis i koduar “Kreshta” ka nisur ne oren 07.00 te mengjesit të 25 gusht në të gjithë territorin e Kurveleshit.
Në aksion janë angazhuar 100 forca policore të FNSH, efektivë të Tepelenës, dhe nga Gjirokastra me 20 automjete.
Deri tani janë asgjësuar me anë të djegies 5.580 bimë të kultivuara në 10 parcela te pashkëputura me njëra tjetrën, ndërkohë që operacioni ëhstë në vijim.
Tepelena pas fotografimit nga ajri është cilësuar një prej zonave me kultivimin më të gjerë të bimës narkotike. Vetëm gjate periudhës Mars-Gusht janë asgjesuar mbi 40 mijë rrënjë kanabis.
Pas fotografimit nga ajri, janë evidentuar 140 parcela të mbjella me kanabis sativa, ku vetëm në Kurvelesh janë konstatuar 70 sipërfaqe me bimë narkotike.