Një person gjendet i pajetë në Fushë Prezë. Ja dyshimet e para

239
Sigal

Gjendet i pajetë një person në Fushë Prezë, në kryqëzimin me rrugën e Rinasit. Mësohet se viktima rreth 70-vjeç është konstatuar i shtrirë në anë të rrugës.

Burime  bëjnë me dije se paraprakisht dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor ku vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.