Shfrytëzonin për prosti*ucion 44 vajza të huaja! Vendosen 11 masa sigurie për tutoret, mes tyre edhe një police

40
Sigal

Një rrjet prostitucioni është shkatërruar në kryeqytet.

44 shtetase nga Amerika Latine janë proceduar penalisht.

Ky aktivitet drejtohej nga një 47-vjeçare kolumbiane, e cila bashkëpunonte me një shtetas në vendin tonë, që dyshohet se ishte përgjegjës për sigurimin e kushteve në Shqipëri për të ushtruar prostitucion. Rrjeti i prostitucionit ushtronte veprën penale nëpër Airbnb.

Gjatë operacionit policor, u arrestuan tetë persona dhe u shpallën në kërkim tre të tjerë.

Të arrestuarit janë: Esmerald Sulollari, Elona Muraj, Yuly Gomez, Liliana Valencia, Nicol Benitez, Stefania Marin, Nicole Bertel, Anisa Brahaj.